Futboll

Gjici si kryebashkiak inauguron punimet për stadiumin e Kukësit

Pak ditë pasi u zyrtarizua si kryetari i ri i bashkisë, Kukës, Safet Gjici nuk ka humbur shumë kohë për të filluar nga puna në terren. Puna e parë e Gjicit si kryebashkiak lidhet direkt me botën dhe nga e cila ai vjen, pikërisht futbolli.

Bashkë me përfaqësues të Federatës Shqiptare të Futbollit, Safet Gjici sot ka përuruar fillimin e punimeve në stadiumin “Zeqri Ymeri”. Impanti kuksian do i nënshtrohet një rikonstruksioni total, duke filluar nga tribunat e deri tek tapeti. Fusha këtë herë do të jetë me bar natyral, duke hequr dorë nga tapeti sintetik që ishte përdorur këto vite dhe që kishte sjellë jo pak probleme për ekipin verilindor. Jo vetëm, fusha pasi do të ketë edhe një shtim të kapacitetit të “Zeqir Ymerit”, teksa pritet që pas rikonstruksionit stadiumi do të mund të presë 8500 tifozë.

https://www.facebook.com/safetgjici/posts/3166363833388729?xts%5B0%5D=68.ARD4vtCHwtraT3mHBekPGIcANmiY63D0PqIMk0FuZeLv0sYPzYjsDMOZkWrroYND4HLrn9G2sT40NZioR2kL9OrJelHGq3LoLozxqxiusVWdNSik7JyY37SNIwuLVF1b0RS_SFJifQSrXUg2XcdqMzMrWorKKiGDeGd-2VKQc5IjF_wGLSR0euzg5ZqyPSoOiKPX5IRGssSsso-hv_hQQDEUWi4G9GkZ2wcKKpSYDZj6Fi1l1eib8wg8Okycoh18qZ2O6evrZ44I7vvIiuKVHvt7jGlcQSkg-zsFC3EdgcBrhhS9tqhj4bGz_3FuRYkqPTXavggEKW-Pn8A5uqDiQtPAP8TUxHO3zyBHh7nEBvIBU4aEYGtVcST625jnZmGli4RraW1h-Euu4qWrrOfE4HrPNmScggwf3msSCb_8Ccd5sG9Xdn0&tn=-R

Me përfundimin e këtij stadium pas gati 15 muajsh, vendit tonë i shtohet një tjetër impiant futbollistik modern, pas atyre në Elbasan, Shkodër dhe Tiranë. Stadiumi po rikonstruktohet falë një bashkëpunimi, të FSHF-së, qeverisë shqiptare dhe Bashkisë së Kukësit dhe kosto totale e këtij projekti llogaritet të shkojë diçka më shumë se 5 milionë euro.

Pas inaugurimit të stadiumit të ri, Kukësi do të mund t’i luaj edhe ndeshjet europiane në shtëpi. Por ndërkohë edhe për sezonin e ri, ekipi i drejtuar nga Shpëtim Duro do të jetë i detyruar që të emigrojë në qytetete të tjera.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë