Futboll

Gjici mbledh ekipin, do Kupën bashkë me Kampionatin

Pas një merkatoje shumë cilësore dhe një faze përgatitore tejet pozitive, Kukësi është rikthyer në Shqipëri. Skuadra verilindore në prag të ndeshjes për Kupën e Shqipërisë me Apoloninë do i vijojë përgatitjet në kryeqytet.

Paraditen e kësaj të shtune, para fillimit të stërvitjes për stafin e Kukësit ka pasur një takim me presidentin Safet Gjicin. Siç e ka bërë zakon tashmë numri i një i klubit kuksian i ka mbledhur të gjithë bashkë për t’i motivuar dhe t’u rikujtojë edhe një herë objektivat. Përmes një postimi në rrjetet sociale vetë klubi Kukësit bën me dije se Gjici ka kërkuar nga të gjithë angazhim maksimal për arritjen e objektivave.

Safet Gjici ka kërkuar nga stafi që futbollistët të japin maksimumin të dyja frontet, si në Kupë edhe në Kampionat. Duke filluar që nga ndeshja me Apoloninë e Fierit e vlefshme për Kupën e  Shqipërisë, por edhe ajo me Laçin, nga Gjici janë kërkuar tre pikët me çdo kusht.

https://www.facebook.com/FKKukesiAlbania/photos/a.313620202116667/1658325890979418/?type=3&theater

Kukësi dy fazat e para të kampionatit i mbylli në vendin e dytë me vetëm tre pikë më pak se Partizani kryesues. Me ardhjet e Rrocës dhe Shkurtajt nga Luftëtari, Kukësi është shndërruar në një ekip të frikshëm dhe besohet se do të jetë rivali kryesor i Partizanit në luftën për titullin kampion.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë