Katar 2022

Gjesti i portierit argjentinas, një rrëshkitje në ditën më të rëndësishme!

Gazeta Si – Portieri argjentinas, Emiliano Martinez, i vlerësuar me ‘dorezën e artë’ si portieri më i mirë i turneut, u bë protagonist i një veprimi aspak elegant pas finales. Dhe nuk është hera e parë.

Një Botëror i fituar, pritje spektakolare dhe një sjellje provokuese. Shumë provokuese. Emiliano Martinez, me trofeun individual të ‘dorezës së artë’ ka bërë një gjest vulgar. Një gjest që dikush thotë se e bëri për ata që e vërshëllenin gjatë ndeshjes. Cilido të ketë qenë motivi, pas një finaleje Botërori të fituar nuk ishte fare nevoja.

Janë shtangur presidenti i FIFA-s Infantino dhe Al Thani, emiri i Katarit, të cilët i dhanë çmimin portierit.

Edhe në ceremoninë e Kupës së Amerikës në 2021-shin, ku u shpall portieri më i mirë i turneut, Martinez ka bërë pak a shumë të njëjtin gjest. Në atë rast trofeu ishtë më pak i menaxhueshëm.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë