Ekonomi

Gjermania viktimë e tarifave doganore: PBB negative, recesioni po troket

Gjermania nën rrezikun e recesionit teknik. Prodhimi i Brendshëm Bruto u rrit me 0,1% krahasuar me tremujorin e parë, për shkak të eksprteve që ranë më shpejt se importet: rritja ishte menduar dhe është në linjë konsensuale, edhe pse për Bundesbank rënia mund të kishte shkuar në -0,2%.

Recesioni teknik (dy tremujorë të vazhdueshëm negativ) është pas dere në Gjermani: në tremujorin e tretë, të dhënat e para ekonomike që vijnë, zbulojnë një klimë besimi gjithnjë e në përkeqësim dhe një prodhim industrial shumë të dobët, edhe pse konsumi i brendshëm dhe tregu i punës mbeten të qëndrueshëm.

Sipas të dhënave të Zyrës së Statistikave Destatis, rritja e PBB-së gjermane në tremujorin e dytë (i njëjtë me atë që është regjistruar në tremujorin e tretë të 2018-ës) i faturohet veçanërisht eksporteve që kanë rënë më shumë se importet.

Ekonomia gjermane është mbështetur nga konsumi privat, më shumë shpenzime publike dhe investime të rritura, megjithëse jashtë sektorit kryesor të ndërtimit.

Krahasuar me vitin precedent, Destatis sqaron se PBB reale është në stanjacion: +0,4%, ku tremujori i dytë 2019 ka një ditë pune më pak krahasuar me tremujorin e njëjtë të 2018-ës.

Tremujori i parë i 2019-ës ka regjistruar një PBB me rritje 0,8% krahasuar me të njëjtën periudhë precedente.

Përsa i përket punësimit, tremujori i dytë i këtij viti është mbyllur me 45,2 milionë të punësuar, me një rritje prej 435 mijë njësi ekuivalente me + 1% krahasuar me 2018-ën.

Sipas ekonomistit të KFW Dr Klaus Borger, Gjermania në këtë mënyrë i ka hapur dyert recesionit.

"Përshkallëzimi i luftës tregtare amerikane, kaosi gjithnjë e më i mundshëm për Brexit dhe një ekonomi më e dobët botërore janë stuhia e përsosur që ka filluar të rritet që nga vera e kaluar. Ekonomia gjermane varet nga eksportet dhe po përkeqësohet si rezultat i gjithë situatës globale, dhe tani kërcënon të rrokulliset në ujëra akoma më të trazuar. Pas tkurrjes në tremujorin e dytë, kur risku për hyrjen në një recesion teknik ishte minimal, tani dera drejt recesionit është hapur plotësisht, "komentoi Borger.

Burimi: Il sole 24 ore


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë