Pezullimi i Rusisë nga sistemi global i pagesave ndërbankare SWIFT do të ishte teknikisht i vështirë për t’u zbatuar dhe do të kishte një ndikim masiv në transaksionet për Gjermaninë dhe bizneset gjermane në Rusi, tha një zëdhënës i qeverisë gjermane, raporton “Reuters” .
Zëdhënësi Steffen Hebestreit shtoi se Gjermania nuk ishte i vetmi vend me rezerva për shkëputjen e Rusisë nga SËIFT, duke thënë se edhe Italia dhe Franca kishin disa rezerva.
Sistemi SËIFT është një rrjet global i përdorur nga pothuajse të gjitha institucionet financiare në mbarë botën për të transferuar shuma parash me njëri-tjetrin dhe konsiderohet një gur themeli i sistemit të pagesave ndërkombëtare.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.