Katar 2022

Gjermania mbetet ‘gjallë’, barazimi me Spanjën e mban në lojë për kualifikimin

Gazeta Si – Supersfida mes Spanjës dhe Gjermanisë nuk nxorri fitues. Përfundoi në barazim, 1-1, kjo ndeshje që lë gjithçka të hapur sa i takon kualifikimit në Grupin E. Fulkrug iu përgjigj golit të Moratës dhe dy skuadrat ndanë nga 1 pikë.

Nga ndeshja Spanje-Gjermani, 1-1. Gazeta Si, 27 nentor 2022

Ashtu siç mund të parashikohej, skuadra e trajnerit Luis Enrike dominoi në aspektin e kontrollit të topit. Spanjollët krijuan edhe disa raste të mira, por për të çarë murin gjerman duhej këmba e Moratës. Në minutën e 62-të, pak minuta pasi kishte hyrë në fushë, ai devijoi saktë topin drejt rrjetës.

Që në fillim të ndeshjes Olmo iu afrua shumë golit, por Nojer dhe traversa ia mohuan gëzimin. Një rast të mirë për të shënuar pati edhe Ferran Torres, i cili gjuajti jashtë. Për Gjermaninë duhet përmendur një gol i anuluar me VAR i Rudigerit në pjesën e parë për pozicion jashtë loje.

Pas golit të disavantazhit, gjermanët reaguan mirë. Kimish dhe Musiala shpërdoruan dy raste, para se Fulkrug, edhe ky i future në fushë si zëvendësues, të gjente golin e barazimit. Ai mposhti Nojerin dhe shpëtoi Gjermaninë nga humbja e dytë, që do të ishte fatale.

Kualifikimi do të vendoset në ndeshjet e treta, ku Gjermanisë i duhet të mundë patjetër Kosta Rikën, ndërsa Spanja, që kryeson grupin, do të tentojë ta ruajë këtë pozicion edhe pas ndeshjes me Japoninë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë