Ekonomi

Gjermania kthehet tek rritja, por ende me re në horizont

Gjermania nuk i zhgënjen pritshmëritë afatshkurtra për rritjen ekonomike: PBB-ja u rrit aq sa pritej me 0.4% në tremujorin e parë të 2019-ës, krahasuar me stanjacionin e tremujorit të fundit të vitit 2018 dhe tkurrjen me -0.2% në tremujorin e tretë të vitit të kaluar. Por kjo "rreze e parë shprese pas dy tremujorësh pa rritje", siç përcaktohet nga ministri i ekonomisë Peter Altmaier i cili ka folur për Reuters, nuk është e mjaftueshme për të siguruar që Gjermania është në gjendje të tejkalojë pritjet afatmesme.

Të panjohurat e tregut

Gjatë pjesës së mbetur të 2019-ës peshon niveli në rritje i luftës tregtare ndërkombëtare që mendohet se do të ashpërsohet dhe politika e tarifave të Donald Trump, pasiguria e rezultatit të zgjedhjeve europiane, e panjohura Brexit. Por mjegulla nuk është vetëm e jashtme: edhe Gjermania ka shqetësimet e veta, me një qeveri të një koalicioni të madh, të dobët e të paaftë të marrë vendime të mëdha për të mbështetur rritjen. Punësimi i plotë dhe papunësia është në nivelet minimale që nga viti 1990, e kombinuar me politikat ultra-komode të Bankës Qendrore Europiane, megjithatë janë faktorë kryesorë pozitivë që lehtësojnë presionin: në Gjermani, megjithatë, nuk ka atmosferë emergjence, por po rritet akoma më shumë ndjenja se duhet bërë më shumë në të ardhmen.

Gjermania mund të bëjë më shumë

Poul M. Thomsen, drejtor i departamentit Europian në Fondin Monetar Ndërkombëtar, i është drejtuar një paneli ekonomistësh dhe politikanësh gjermanë në një takim të fundit në IFO në Monako, duke mbështetur se "një rritje afatmesme e Gjermanisë që pritet mesatarisht '1.3% është e dobët' në krahasim me atë që ekonomia gjermane mund të bëjë: një dobësi që pasqyron 'plakjen e popullsisë dhe një rritje të ulët të investimeve'.

Ka nevojë për reforma

Gjermania do të kishte nevojë për një valë të dytë të reformave për të përshpejtuar digjitalizimin e vendit dhe ofertën në tregun e punës ku mungon puna e kualifikuar. Pagat duhet të rriten më shumë për të forcuar kërkesën e brendshme dhe më shumë investime në infrastrukturë (p.sh. transport) është e nevojshme për të mbështetur industrinë prodhuese. Ndër skenarët në studim mbete një ulje e taksave të korporatave dhe investime më të mëdha publike.

Në të vërtetë, konsumi privat, përveç bumit të ndërtimit, në të vërtetë që po nxisin rritjen e PBB-së në + 0.4% në tremujorin e parë të vitit. Rritja nga viti në vit pritet në rreth 0.7-0.8% nga shumë ekonomistë, por qeveria e udhëhequr nga Angela Merkel është ndër më pesimistët që kanë përgjysmuar parashikimin e vitit 2019 nga + 1% në + 0.5% .


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë