Politike

Gjermania: Jo ndarje! Shqipëria e Maqedonia të nisin bisedimet në qershor

Gjermania këmbëngul që Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut të mos ndahen nga rruga e përbashkët drejt integrimit europian dhe kërkon që konferenca e parë ndërqeveritare të mbahet me të dyja vendet brenda muajit qershort.

“Gjermania mbështet Presidencën portugese dhe objektivin e saj për të zhvilluar konferencat e parë ndërqeveritare me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në qershor. Të dyja vendet kanë realizuar reformat e kërkuara dhe BE duhet të veprojë. Vonesa të mëtejshme do të minojnë besueshmërinë e BE dhe stabilitetin në rajon”, shkroi përmes rrjeteve sociale ministri gjerman i Shtetit për Europën, Michael Roth.

Roth shpërndan një intervistë televizive të dhënë nga Komisioneri i Zgjerimit, Oliver Varhelyi, që së fundmi la të hapur derën e ndarjes mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Komisioneri deklaroi se nuk përjashtohej mundësia që konferenca e përbashkët ndërqeveritare të mbahej vetëm me Shqipërinë, nisur nga fakti që Maqedonia e Veriut mund të bllokohej për shkak të përplasjes me Bullgarinë.

Bullgaria ka vendosur veton ndaj Shkupit me kërkesa që lidhen me gjuhën dhe kulturën. Kërkesat bullgare kanë nxitur reagimin e ashpër të Kryeministrit maqedonas, Zoran Zaev, që ditën e enjte tha se “vendi i tij do të refuzojë integrimin nëse do t’i duhet të heqë dorë nga identiteti dhe kultura e tij”.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë