Futboll

Gjermania është një uragan, Italia përmbys Bosnjën

Mbrëmjen e së martës kanë zbritur në fushë edhe skuadrat e grupeve C, E, H, I dhe J për kualifikueset e Euro 2020. Bie menjëherë në sy fitorja e thellë e Gjermanisë ndaj Estonisë, 8-0. Edhe Franca kampione e botës ka rigjetur veten pas humbjes në Turqi, duke fituar thellë në transfertën e Andorrës. Italia ka treguar se është në rritje, pasi ka fituar me përmbysje ndaj Bosnjë Hercegovinës. Edin Xheko futi në panik skuadrën e trajnerit Roberto Mançini, që reagoi në pjesën e dytë me golat e Insinjes dhe Verratit.

GRUPI C — Gjermania ishte një uragan i vërtetë ndaj Estonisë. Fitore shumë e thellë për “pancerat”, që shënuan 8 herë me Rojs (2), Gnabri (2), Gorecka, Gyndogan, Verner dhe Sane. Fitore e ngushtë e Irlandës së Veriut ndaj Bjellorusisë, 0-1 me gol të MekNeir.
Renditja: Irlanda e Veriut 12, Gjermania 9, Holanda 3, Bjellorusia 0, Estonia 0
GRUPI E — Fitore e thellë e Sllovakisë në fushën e Azerbajxhanit, 1-5. Lobotka zhbllokoi rezultatin, Kuçka dyfishoi, më pas Azerbajxhani shënoi golin e nderit me Sheidaev, për t’ia lënë radhën dy golave të Hamshik dhe golit të Hancko. Nu u sforcua shumë Hungaria, që mundi 1-0 Uellsin. Ndeshja u vendos nga goli i Patkait 10 minuta para fundit.
Renditja: Hungaria 9, Sllovakia 6, Kroacia 6, Uellsi 3, Azerbajxhani 0

Franca feston nje nga golat ndaj Andorrës

GRUPI H —“Lojë fëmijësh” për Francën në Andorra, ku shënuan Mbape, Ben Ieder, Thuvin dhe Zuma. Sigurdson, me dy golat e tij, i dha fitoren Islandës ndaj Turqisë, që vetëm sa ngushtoi me Tokoz. Shqipëria fitoi 2-0 më gola të Cikalleshit dhe Ramadanit.
Renditja: Franca 9, Turqi 9, Islanda 9, Shqipëria 6, Moldavia 3, Andorra 0
GRUPI I — Tjetër goleadë e pasdites, me Kazakistanin që fitoi 0-4 në San Marino. Kuat zhbllokoi rezultatin në pjesën e parë, në të dytë shënuan 3 gola të tjerë Fedin, Suiumbajev e Islamkhan. Fitore e lehtë për Belgjikën ndaj Skocisë, 3-0. Dy gola u shënuan nga Lukaku dhe një nga De Brujne. Rusia mposhti Qipron me gol të Ionov.
Renditja: Belgjika 12, Rusia 9, Kazakistani 6, Skocia 6, Qipro 3, San Marino 0

Italia feston fitoren ndaj Bosnjë Hercegovinës

GRUPI J — Në Grupin J kryeson Italia, pas fitores së radhës. “Axurrët” mundën 2-1 Bosnjën me përmbysje dhe kryesojnë me 12 pikë. Bie në sy humbja 2-3 në shtëpi e Greqisë ndaj Armenisë. Zeca dhe Fortunis shënuan për Greqinë, ndërsa Kerapetian, Ghazarian dhe Barseghian për Armeninë. Finlanda mundi 0-2 Lihtenshtejnin, me gola të Puki dhe Kalman.
Renditja: Italia 12, Finlanda 9, Armenia 6, Greqia 4, Bosnja 4, Lihtenshtejn 0


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë