Katar 2022

Gjermania ‘e djegur’ brenda dhe jashtë fushe, dora para gojës nuk mjafton!

Gazeta Si – Nuk është e mjaftueshme. As në fushë dhe as jashtë saj. Gjermania humbi në debutimin e saj në Botërorin e Katarit kundër Japonisë dhe rrezikon seriozisht të kthehet shpejt në shtëpi. Por mbi të gjitha humbi edhe një rast shumë të mirë, atë të rreshtimit në favor të të drejtave të njeriut.

Në fund Nojer nuk e mbajti shiritin-ylber. Skuadra pozoi me dorën para gojës, një sinjal që në Gjermani është perceptuar si i pamjaftueshëm.

Gjesti i kombëtares gjermane para ndeshjes me Japoninë. Gazeta Si, 25 nëntor 2022

“Ky turne, për mënyrën si po zhvillohet, jo vetëm nuk mund të jetë një sukses, por rrezikon të dëmtojë futbollin, - ka deklaruar ish-presidenti i Bajernit, Uli Hënes, i cili është kundër federatës gjermane. – DFB nuk pati kurajën t’i dilte kundër FIFA-s. Do ishte e nevojshme, sepse Infantino është një katastrofë për botën e futbollit. Ishte rasti për t’i thënë se nuk mund të shkojë përtej një limiti të caktuar”.

Për Hënesin, ndryshe nga një pjesë e mirë e opinionit, zgjidhja nuk do të ishte bojkoti i turneut: “Për vite ka qenë mundësia e përballimit të problemeve dhe për të ushtruar fuqinë. Besoj se federatat europiane nuk e kanë kuptuar ende sa të fuqishme janë”.

Nojer në fund të ndeshjes shpjegoi se “na është hequr shiriti-ylber për të na heshtur. Do ta themi fjalën tonë gjithsesi, sepse besojmë te vlerat që përfaqëson ai shirit dhe flamuri-ylber”. Nancy Faeser, ministre e brendshme e Gjermanisë, ka shkuar në tribunë me shiritin në krah.

Ministrja e brendshme gjermane, Nancy Faeser, duke ndjekur Gjermaninë në Katar. Gazeta Si, 25 nëntor 2022

“Ndalimi i shiritit është një gabim i madh i FIFA-s, - ka komentuar Faeser. – Shoh shumë në faktin që FIFA imponon me kërcënime lojtarët që të shprehen në favor të të drejtave themelore. Dhe është për të ardhur keq që federatat europiane nuk janë bashkuar për të dhënë një sinjal. Pikërisht tani që është nevoja për unitet”.

Në Gjermani kanë bindjen se pavarësisht foto mes dorën para gojës, është bërë shumë pak. Brenda dhe jashtë fushës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë