Ekonomi

Gjermania do të investojë rreth 125 mln euro në Fierzë, turizëm dhe menaxhimin e mbetjeve

Gjermania dhe Shqipëria nënshkruan 3 marrëveshje, të cilat parashikojnë investime nga Banka Gjermane për Zhvillim në shumën e 124.9 milionë eurove.

Sipas Ambasadës Gjermane në Tiranë, kjo mbështetje do të vijë në formën e kredive të buta ka për qëllim administrimin e mbetjeve sipas standardave të BE-së, rehabilitimin e hidrocentralit të Fierzës dhe mbështetjen e zhvillimit rajonal në zonën e bregdetit në jug dhe zonën Korcë, Pogradec.

Marrëveshja e parë ka të bëjë investime në Hidrocentralin e Fierzës për të përmirësuar prodhimin e energjisë elektrike. Sipas të dhënave zyrtare të Korporatës Elektro-Energjetike të Shqipërisë (KESH), rezervuari i Hidrocentralit të Fierzës - kryesori në Shqipëri - ka një kapacitet prej 2,7 miliardë metrash kub ujë. Kur ka reshje të dendura, niveli i Liqenit të Fierzës rritet në mënyrë të rrezikshme.

Marrëveshja e dytë ka të bëjë me investimeve që synojnë rritjen dhe  zhvillimet turistike për t’i dhënë hov ekonomisë në zonat me potencial turistik në Bashkitë e Himarës, Korcës, Pogracedit dhe në atë të Pustecit.

Marrëveshja e tretë përfshin investime në menaxhimin e mbetjeve të ngurta sipas normativave të BE-së.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë