Ka ndodhur

Gjendet trupi i turistit holandez të mbytur në kanionet e Osumit 3 ditë më parë

Gazeta Si - Gjendet pas 3 ditësh trupi i pajetë i turistit holandez, i cili u mbyt në lumin e Osumit në Berat. Trupi i pajetë i 68-vjeçarit, është gjetur nga polombarët e forcave RENEA dhe do të transportohet drejt morgut të Institutit te Mjekësisë Ligjore në Tiranë.

Jules Schuurmans u fut për tu larë në lumë së bashku me bashkëshorten mbrëmjen e 8 majit, por e mori rrjedha e ujit dhe u mbyt.

Për fat të mirë, gruaja arriti të dalë dhe mori ndihmë mjekësore në Spitalin e Beratit. E tronditur, 64-vjeçarja njoftoi policinë dhe nisën kërkimet, por trupi i tij nuk u gjet deri pasditen e kësaj të premteje.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë