Shkencë

Gjendet molekula që nxiti humbjen e nuhatjes gjatë Covid-19

Shkencëtarët kanë identifikuar “molekulën nxitëse” që i bën aromat të pakëndshme. Një simptomë kjo që është shfaqur shpesh gjatë pandemisë së Covid-19.
Disa njerëz gjithashtu përjetuan humbje të nuhatjes - një gjendje e njohur si parosmia - por baza biologjike për këtë ka mbetur një mister.
Shkencëtarët kanë identifikuar një molekulë shumë të fuqishme që duket të jetë një shkas për ata me parosmi. Molekula, e quajtur 2-furanmetanetiol, e gjetur në kafe, u përshkrua si një aromë e neveritshme.

"Kjo është dëshmi e fortë se nuk ndodh gjithçka në tru. Sistemi nervor qendror sigurisht që është i përfshirë, por ka dhe komponentë të tjerë të rëndësishëm”, tha autorja e studimit Jane Parker nga Universiteti Reading.

Të dhënat e sondazhit

Sipas një sondazhi ndërkombëtar të kohëve të fundit , rreth 10% e atyre me humbje të nuhatjes përjetuan parosminë menjëherë pas Covid-19. Kjo u rrit në 47% kur të anketuarit u intervistuan përsëri gjashtë ose shtatë muaj më vonë.


Disa nga produktet kur ndodhte më shumë gjendja e parosmisë është; kafeja, çokollata, mishi, qepa dhe pasta e dhëmbëve.
Studimi i fundit hetoi nëse kishte përbërës të veçantë brenda këtyre substancave.
Duke bllokuar aromën e kafesë, ekipi ishte në gjendje të testonte komponimet individuale të kafesë te vullnetarët që kishin parosmi.

Mes 29 vullnetarëve, shkencëtarët gjetën 15 që shkaktuan parosminë. Kryesori ndër ta ishte një kimikat i quajtur 2-furanmetanethiol.

Hunda ka më shumë se 400 lloje të ndryshme të receptorëve të nuhatjes në hundë, secili i ndjeshëm ndaj aromave të ndryshme.
Molekula 2-furanmetanetiol ka një prag jashtëzakonisht të ulët për t'u zbuluar. Parker tha se truri dukej se po e kategorizon keq erën, por se duhej më shumë punë për të kuptuar këtë element të gjendjes.
Studimi vuri në dukje se ata me parosmi, mund të përjetonin aromat më të pakëndshme në mënyra të ndryshme. Gjetjet janë publikuar në revistën “Communications Medicine”.

Burimi: The Guardian/ Përshtati: Gazeta “Si


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë