Shendet

Gjenden kimikate toksike edhe në letrat higjenike, burim i ndotjes së ujit dhe problemeve shëndetësore

Në një studim të ri janë kryer analiza të letrave higjenike në të gjithë botën dhe të gjitha kishin prani të PFAS, një grup prej rreth 14 mijë kimikates. Quhen “përgjithmonë kimikate” sepse nuk shpërbëhen natyrshëm.

Studiuesit thonë se letrat hidhen në tualete dhe shkojnë në impiantet e ujërave të zeza, çka mund të jenë burim i ndotjes së ujit.

“Letrat higjienike duhet të konsiderohet si një burim potencialisht kryesor i PFAS që hyn në sistemet e trajtimit të ujërave të zeza”, shkruajnë autorët e studimit.

PFAS janë të lidhura me kancerin, komplikimet në shtatzëni, sëmundjet e mëlçisë, sëmundjet e veshkave, çrregullimet autoimune dhe probleme të tjera serioze shëndetësore.

Studimi kontrolloi 21 marka kryesore të letrës higjienike në Amerikën e Veriut, Europën Perëndimore, Afrikë, Amerikën Qendrore dhe Amerikën e Jugut, por nuk përmenden emrat e markave.

Raporti i rishikuar nga Universiteti i Floridës nuk përmend problemet shëndetësore që ka sjellë përdorimi i letrave higjenike me PFAS por ka studime se këto kimikate përthithen nga lëkura.

“Ai ekspozim padyshim që ia vlen të hetohet”, tha David Andreës, shkencëtar.

“Markat që përdornin letër të ricikluar kishin po aq PFAS sa ato që nuk e përdornin, dhe nuk ka shmangie të PFAS në letrën higjienike”, tha Jake Thompson, autori kryesor i studimit.

“Nuk po them që njerëzit duhet të ndalojnë përdorimin ose të zvogëlojnë sasinë e letrës higjienike që përdorin. Çështja është se ne po identifikojmë një burim tjetër të PFAS, çka thekson se kimikatet janë të kudogjendura”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë