Komunitet

Gjatësi dhe pushtet!

Kur François Hollande u zgjodh si presidenti i ri i Francës, të gjitha mediat rozë në Paris kishin një temë të re për të mbushur faqet e para të gazetës: shtatlartësinë e tij. Edhe pse 1.70 centimetra i gjatë, Hollande ngjante mjaft trupvogël pranë ish-kryeministrit britanik, David Camoron apo ish-presidentit Barack Obama, duke rënë kështu pre e mjaft shakave dhe intrigave mbi gjatësinë e tij.

Edhe pse ajo nuk është një faktor që përcakton në mënyrë të drejtpërdrejtë suksesin e një lideri, një kërkim shkencor i realizuar nga “Social Science Quarterly” arriti në përfundimin se udhëheqësit më të të fuqishëm në histori, me përjashtim të Napolenon Bonapartit, kishin qenë mbi 170 centimetra të gjatë. Ata krahasuan lartësitë e liderëve të ndryshëm nga vende dhe periudha të ndryshme të botës dhe zbuluan se shtatlartësia ishte një copëz e rëndësishme të imazhit të përgjithshëm të një udhëheqësi.


 François Hollande dekoron aktoren franceze

Gjatë një tjetër studimi shkencor të realizuar në Teksas, dy të tretat e pjesëmarrësve preferuan liderët e gjatë, kur iu u kërkua të përzgjidhnin disa imazhe të udhëheqësve. Sipas studiuesve, nuk është rastësi që të gjithë preferojnë politikanët e gjatë. Votuesit i shohin liderët shtatlartë si më të përshtatshëm për të udhëhequr me shpresën se do të mund të dominojnë armiqtë.

Duke u nisur nga ky parim, shqiptarët kanë zgjedhurgjithnjë liderë shtatlartë dhe me prezencë, si një mënyrë për të sfiduar armiqtëdhe për t’u përfaqësuar denjësisht në arenën ndërkombëtare.  Kjo prije filloi që në Mesjetë me heroin kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeun, i cili sipas gojëdhënave ishte rreth dy metra i gjatë.  Ahmet Zogu ishte po ashtu shtatlartë, ndërsa diktatori Enver Hoxha ishte po ashtu shumë i gjatë. Ramiz Alia kishte një gjatësi prej më shumë se 180 centimetrash.  Edhe ish-kryeministri Sali Berisha është shtatlartë me një gjatësi prej 185 centimetrash.

Gjatësia duket të kenë qenë një ogur mjaft i mirë për kryeministrin shqiptar, Edi Rama. Si një nga liderët më të shtatlartë në botë, Rama qëndron krenar dhe plot vetëbesim në pothuajse të gjitha daljet publike, i vetëdijshëm se në arenën ndërkombëtare gjatësia të jep pushtet. Në vitin 2015, portali amerikan “Foxy LadyNews” e ka renditur Ramën të parin në listën e 20 liderëve më të gjatë në botë dhe në top dhjetëshen e parë mes udhëheqësve më të bukur në botë. Burimet brenda selisë rozë bënë të ditur në atë kohë se ky lajm ishte pritur me mjaft entuziazëm nga kryeministri. Rama citohet të jetë shprehur mes miqsh se Shqipëria po arrin të bëjë figurë të mirë nëpër botë, gjë që është pozitive për imazhin e vendit. “Jemi racë e bukur dhe shtatlartë”, është shprehur Rama. “Kush është më i gjatë shikon edhe më larg se të tjerët”


Sipas kësaj liste, Rama ka lënë pas me shtatlartësinë e tij shumë liderë të tjerë si për shembull presidentin turk Tayip Recep Erdoğan apo homologun e tij serb Aleksander Vuçiç. Madje takimi me këtë të fundit tre vite më parë u kthye në një “përballje të vërtetë titanësh”. Gjatë vizitës së tij në Beograd, kryeministri shqiptar u komentua gjerësisht se kishte veshur këpucë me taka, si shenjë supremacie ndaj homologut serb. Shtypit serb nuk i shpëtoi ky detaj dhe fotografoi këpucët e Edi Ramës që kishin një takë ortopedike bajagi të lartë dhe duke theksuar se në fakt Aleksander Vuçiç është më i gjatë. Por gjatësia e kryeministrit shqiptar ka turbulluar edhe ujërat në PS, duke bërë që të tjerë ministra dhe anëtarë të selisë rozë të fillonin të vishnin këpucë me taka.

Lidërët e Ballkanit Perëndimor në Sofje
 

Gjatësia duket se ka lëvizur gurët edhe në Kosovë, ku presidenti Hashim Thaçi, 1.88 centimetra i gjatë, qëndron shtatlartë dhe i vendosur për të çuar deri në fund nismat e tij përballë kryeministrit Haradinaj, rreth 1.78 centimetra i gjatë. Duke qenë se shumica e liderëve të Ballkanit janë relativisht të gjatë, i vetmi që e gjen veten në një terren mjaft të vështirë është kryeministri maqedonas Zoran Zaev, i cili mjaft i shkurtër në krahasim me Thaçin, Ramën, Vuçiç apo liderin malazez, Milo Djukanoviç.

Zaev dhe kryeministri Rama

Shtatlartësia dhe preferencat e njerëzve për udhëheqësit politikë lidhet shpesh me idetë dhe besimet e paraardhësve tanë. Amerika për shembull duket se i ka qëndruar gjithnjë besnike këtij rregulli. Presidenti Donald Trump është aktualisht një prej liderëve më shtatlartë në botë, me një gjatësi prej 1.90 centimetrash. Madje sipas raporteve të mediave amerikane, ai vesh vazhdimisht në takimet e tij me liderët ndërkombëtare këpucë me bazë të trashë, në mënyrë që të ngjajë më suprem.

Kjo ka një rëndësi kaq të madhe për presidentin amerikan sa porosit shpesh Melanian, e cila është 1.78 centimetra, të mos veshë këpucë më taka të larta, në mënyrë që të mos ngjajë në të njëjtën gjatësi me të. Ish-presidenti Obama është po ashtu shtatlartë me një gjatësi prej 1.85 centimetrash. Duke qenë se Mishele ka një gjatësi të përafërt me të, as ajo nuk vishte këpucë me takë shumë të lartë, në mënyrë që të mos linte në hije ish-presidentin, për të cilin imazhi ishte gjithçka.

Donald dhe Melania Trump 

Edhe ish-presidenti Nikolas Sarkozi bëri gjithçka që mundej për të fshehur katër centimetrat e gruas së tij supermodele, por nuk mundi ta fshihte gjatë se ai ishte 1.76 centimetra i gjatë dhe ajo 1.80. Presidenti aktual francez, Emanuel Macron është vetëm një centimetër më i gjatë se Sarkozi, por për fatin e tij të mirë, zonja e tij është më e shkurtër. Por kjo nuk do të thotë se ai nuk ndihet në siklet përballë homologëve si Trump, apo Justin Trudeau, të cilët imponojnë vetëbesim dhe pushtet.

Megjithatë Macron mund të “gjejë ngushëllim” tek presidenti rus, Vladimir Putin. Ai është 170 centimetra i gjatë, 20 centimetra më i shkurtër se Trump, por kjo nuk e ka penguar të jetë një nga liderët më të fuqishëm në botë. Për të kompesuar këtë “të metë” të fizikut të tij, Putin vesh gjithnjë kostume të ngushta, duke nxjerrë në pah muskujt dhe fizikun e shkëlqyer.

Donald Trump dhe Emmanuel Macron 

"Sipas teorisë së Napoleonit, në përgjithësi burrat e shkurtër janë tepër agresivë", thotë Steven Goldsmith, gazetar i njohur amerikan. Ka shumë shembuj për të mbështetur teorinë që mban emrin e tij. Njëri është ish-diktatori rus Josef Stalin, i fajësuar për vdekjen e 20 milionë njerëzve. Ai ishte vetëm 1.54 centimetra gjatë. Në Korenë e Veriut, gjatësia e Kim Jong-un është një sekret shtetëror. Por pantallonat e gjata dhe flokët e ngritura nuk mund ta fshehin se ai është vetëm 1.40 centimetra i gjatë.

Fotografi ilustruese, Edi Rama gjatë përgatitjes së ekspozitës personale në Gjermani


Por një lider i gjatë nuk është domosdoshmërishnjë lider i madh. Edhe pse mediat dhe specialistët  e PR-it i japin një rëndësi të jashtëzakonshme imazhit, ai nuk është gjithçka që duhet për ta bërë një udhëheqës të suksesshëm.Gjatë një interviste  televizive të realizuar kohët e fundit, Dashamir Shehi  bëri ironi me gjatësinë e kryeministrit Ramaduke thënë se: “Gruevski u arratis lehtësisht sepse nuk bie në sy , por Rama që është i gjatë si do t’ia bëjë?

Dhe po ta vini re edhe në këtë fotografi tëpunuar liderët e Ballkanit janë mjaftueshëm të gjatë por  kjo nuk do të thotë se rajoni është në lartësinëe vendeve të zhvilluara, ku pushteti kontrollet  nga publiku dhe demokracia nuk ka fytyrën e as“lartësinë “ e drejtuesve  por qëndron nëpiedestalin më të lartë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë