Ekonomi

Gjatë vitit 2020 në Shqipëri qarkulluan 52 mld lekë

Gjatë gjithë vitit 2020 sipas Bankë së Shqipërisë në qarkullim ishin 52.41 miliardë lekë.

2 muajt e fundit të vitit 2020 , Banka e Shqipërisë ndërhyri në tregun monetar me 32 miliardë lekë, për të ruajtur likuiditetin. Kjo ndërhyrje ishte më e vogël se ndërhyrjet gjatë pjesës së mëparshme të vitit, kur për tremujorin e parë u injektuan 40 miliardë lekë dhe për tëdytin 49 miliardë lekë. Dhjetori u mbyll me një injektim rreth 46 miliardë lekë

Blerja e bonove të thesarit nga vetë BSH-ja arriti në vlerën e 3.3 miliardëve dhe rreth 2.6 miliardë në valutë u blenë nga Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim.

Gjatë gjithë vitit 2020 sipas BSH-së në qarkullim ishin 52.41 miliardë lekë.

Në funksion të operacioneve për administrimin e likuiditetit të sistemit bankar, BSH-ja ka përdorur instrumentin e saj kryesor, marrëveshjen e anasjelltë të riblerjes me maturim njëjavor, për mesatarisht 22.14 miliardë lekë ose rreth 56.38% e injektimit total.

Gjatë  vitit 2020, Banka nuk ka kryer ankande të blerjes së valutës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë