Sezoni veror në Shqipëri solli një rritje të konsiderueshme të numrit të pasagjerëve, e cila u vërejt në periudhën qershor-gusht 2021. Tre muajt verorë sollën lëvizje të 1.244.799 pasagjerëve, ndër të cilët 260.991 në qershor, në korrik 422.483, dhe gusht 561.325.
Për fluturimet e regjistruara, ka pasur rritje me 57% nga qershori në korrik 2021 dhe 35% nga korriku në gusht të të njëjtit vit.
Fluturimet me charter janë rritur me 85% në qershor dhe korrik dhe 25% në muajin gusht, krahasuar me muajt paraardhës.
Numri total i pasagjerëve në muajin Gusht krahasuar me muajin Korrik është rritur në masën 33%.
Për muajt Qershor, Korrik, Gusht nga viti 2019 në vitin 2021 vërehet një rritje e numrit të pasagjerëve në masën 36% për fluturimet e skeduluara, 46% për fluturimet charter, si dhe 37% për numrin total të pasagjerëve.
Shqipëria ka qenë ndër pak shtetet që gjatë 2020-s dhe sivjet, nuk ka pasur kurrë kufizime lëvizjeje, përveç se në periudhën e karantinimit të plotë. Shqiptarët dhe të huajt kanë lëvizur lirisht brenda dhe jashtë Shqipërisë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.