Moti

Gjatë javës do kemi diell, reshje shiu dhe dëbore

Gjatë kësaj jave priten që të përjetohen stinët e pranverës, dimrit dhe verës. Me temperatura maksimale 29 gradë Celsius dhe me ato minimale deri në -1 gradë Celsius në zonat malore.

Dita e martë dhe e mërkurë do të sjellë tipare të pranverës, do të kemi vranësira dhe rrebeshe shiu, rënie të temperaturave deri në 25 ose 26 gradë Celsius. Do të kemi një ndryshim total të motit, ku dita e enjte dhe e premte do të ketë tipare dimri. Rikthen reshjet e dëborës në zonat malore, kryesisht në verilindje. Ulen ndejshëm temperaturat me 4-5 gradë Celsius, duke bërë që temperatura minimale të shkojë në -1 gradë Celsius në zonat malore, ndërkohë  temperaturat maksimale nuk do të shkojnë më shumë se 21 gradë Celsius.

Për sa i përket parametrave të erës, në Shqipëri pritet të arrihet në 70 km/h.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë