Drejtësia

‘Gërdeci’ / SHBA i kthen përgjigje SPAK-ut, kërkon shpjegime për pyetjen e shtetasve të huaj

‘Gërdeci’ / SHBA i kthen përgjigje SPAK-ut, kërkon shpjegime për pyetjen e shtetasve të huaj

Gazeta Si - Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë kthyer përgjigje përmes një letër-porosie Gjykatës së Posaçme, ku kërkojnë pyetje të tjera shtesë dhe informacion mbi statusin penal të personave që kërkohet të merren në pyetje në lidhje me procesin gjyqësor të nisur për çështjen "Gërdeci".

GJKKO njoftoi se nga Ministria e Drejtësisë kishte ardhur përgjigja se autoritetet amerikane kanë pranuar kërkesën e autoriteteve tona për të marrë deklarimet e 5 personave, mes tyre edhe Patrick Henry të kompanisë “SAC”.

Por nga ana tjetër, kërkon të skatësojë disa pyetje për secilin si dhe t'i vihen në dispozicion Henry-t, shkëmbimi i email-eve që ai ka pasur me ish-drejtorin e ”MEICO”-s, Ylli Pinari.

Autoritetet amerikane kanë lënë seancë më 12 maj dhe brenda kësaj date duhet të mbërrijë përgjigja nga Shqipëria, ndërkohë që sugjeron se seanca mund të bëhej edhe me videokonferencë.

Ata kërkojnë të dijnë statusin e tyre penal, cili është interesi i tyre për hetimin, për çfarë shërbejnë dëshmitë. 

Patrick Henry ishte bashkëpronar me 25% të aksioneve në kompaninë e demontimit të armëve në Gërdec.

Sa i takon Luan Hoxhës, Anjola Agollit dhe Dashnor Çaushit, policia nuk i ka gjetur adresat e tyre dhe SPAK kërkoi të ripërsëritet thirrja për këta dëshmitarë.

Seanca e radhës u caktua më 13 mars në ora 9:00 Mediu u ftua sërish të dëshmonte si i pandehur nga SPAL, por ai tha se do të priste përfundimin e dëshmive të të gjithë personave të thirrur në proces dhe do të konsultohej me avokatët

Sot, në gjyqin për “Gërdecin” foli vetëm Rezart Tërshana, ndërsa Sokol Ngjeci dhe Dritan Minxolli u paraqitën, por nuk folën.

Mihal Delijorgji dhe Luan Hoxha nuk u paraqitën. Do ripërsëritet njoftimi i tyre, ndërsa e radhës në 13 mars

Më herët, ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, jashtë ambienteve të SPAK u ka  bërë thirrje që dëshmitarët të mos heshtin, por të flasin për të drejtën e tyre.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë