Politike

Bardhi replikon me Ramën: Videomontazhe kundër opozitës për të mbuluar dështimet

“Pa ide, i vjetëruar dhe i papërgatitur Edi Rama përpiqet të heqë vëmendjen nga dështimet e tij, me sajesa, sulme banale dhe së fundmi edhe me videomontazhe për të sulmuar opozitën”.

Kështu deklaron sekretari i përgjithshëm i PD-së Gazment Bardhi duke iu referuar video-montazhit të publikuar nga kryeministri Edi Rama. Bardhi thotë se shqiptarët kanë nevojë për mbështetje shëndetësore dhe ekonomike, dhe jo për sajesa, gjuhë të shfrenuar dhe fjalë boshe.

“Edi Rama bën mirë të marrë menjëherë propozimet e opozitës për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve dhe bizneseve, me para në dorë. Ata janë sot në hall dhe nuk kanë marrë asnjë qindarkë nga shteti, sepse Edi Rama e ka mendjen të bëjë videomontazhe kundër opozitës dhe jo të ndihmojë njerëzit.
Shqiptarët kanë nevojë për mbështetje shëndetësore dhe ekonomike, dhe jo për sajesa, gjuhë të shfrenuar dhe fjalë boshe. Çdo ditë e humbur sot kushton jetë!”, shkruan Bardhi.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë