Futboll

Gavi rinovon me Barcelonën, klauzolë 1 miliard euro për 18-vjeçarin

Gazeta Si – Klubi i Barcelonës ka njoftuar zyrarisht rinovimin e kontratës me yllin e ri të skuadrës, Gavi. Ai ka firmosur marrëveshjen e re, që e lidh me katalanasit deri në 30 qershor të vitit 2026.

Ajo që tërheq vëmendjen ka të bëjë me faktin se klauzola e prishjes para kohe të kontratës së re është fiksuar në shifrën e 1 miliard eurove. Një shifër stratosferike, e përballueshme nga asnjë klub futbolli në botë.

Gavi, 18 vjeç. Gazeta Si, 15 shtator 2022

Gavi është një nga yjet e ri që po lindin te Barcelona dhe bashkë me Pedrin shihen si dy kolonat më të rëndësishme për të ardhmen. Jo më kot klubi e ka blinduar me këtë kontratë të re dhe më një klauzolë të pazakontë.

Pablo Martin Paez Gavira, i njohur tashmë si Gavi, është 18 vjeç dhe luan në formacionin e katalanasve. Ai është gjithashtu pjesë e kombëtares së Spanjës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë