Drejtësia

Gara për Kushtetuesen, gjykata i riktheu në garë, KED i skualifikon sërish

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi vendosi se cilët do të jenë kandidatët që do t’i shkojnë Presidentit të Republikës për të zgjedhur pasuesin e Besnik Muçit (që e largoi vettingu) në Gjykatën Kushtetuese.

KED ka lejuar vijimin e garës për Altin Binajn dhe Aleksandër Tomën.

Në të njëjtën mbledhje, KED vendosi skualifikimin e juristëve: Eugen Papandile dhe Zhaklina Peto, të cilët Apeli Administrativ i riktheu në garë. Ndërkohë, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi është paditur në SPAK me akuzën se po manipulon procesin e zgjedhjes së anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

Zhaklina Peto kandidatja e skualifikuar sërish ka kallëzuar në SPAK nënkryetaren e KED Vitore Tusha dhe relatoren që e verifikoi Miranda Andoni.

KED sqaron në anën tjetër se kandidatët për të cilët është vendosur ndalimi, kanë pasur mangësi të një apo disa kushteve të parashikuara nga Kushtetuta dhe ligji.

KED është duke vijuar me procedurat e komunikimit të vendimeve, për të cilat mund të ketë edhe ankime nga ana e kandidatëve.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë