Nga Gazeta ‘Si’- Këtë të enjte në orën 12:00 skadon afati për dorëzimin e kandidaturave që duan të bëhen pjesë e garës në zgjedhjet për kreun e Partisë Demokratike.
I vetmi kandidat në garë deri tani, është lideri historik i PD, Sali Berisha, i cili duket se do të jetë dhe kandidati i vetëm për drejtimin e Partisë Demokratike në 4 vitet e ardhshme.
Publikisht ambicien për të kandiduar për kryetarin e PD e ka shprehur edhe ish-deputeti Ervin Salianji, por PD ka deklaruar se ai është përjashtuar nga partia duke bërë të qartë se nuk ka të drejtë të kandidojë.
Salianji njoftoi mbrëmë(29 prill) se të enjten do të depozitojë kërkesën për të kandiduar.
Në një reagim në rrjetet sociale, Salianji shprehet se, pavarësisht asaj që e cilëson si “farsë”, ai nuk do të tërhiqet nga gara.
Ai tha se frymëzohet nga modeli i demokracisë perëndimore dhe synon të kontribuojë në demokratizimin e Partisë Demokratike.
Edhe aktivistja Evi Kokalari ka shprehur publikisht ambicien për t’u bërë pjesë e garës por sipas saj nuk e kanë lejuar të dorëzojë dosjen e aplikimit.
Në një postim në Facebook, Kokalari shkruan se avokati i saj është kthyer mbrapsht nga roja i sigurisë në selinë e PD.
Por pavarësisht kësaj, Kokalari thotë se dokumentet do t’ua dorëzojë me postë dhe e-mail para orës 12:00. Të njëjtin fat si Kokalari pati dhe avokatja Alesia Balliu.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje