Njerez

Galeristi që nuk mund të shohë: Përherë kam menduar se dikush do të më zbulonte

Kur galeristi Johann König shiti veprën e parë të tij të artit kur ishte veç një riosh 21 vjeçar, kishte një sekret të cilin ai e ndau me gjysmë zemre me blerësin e tij.
Me shikimin e dëmtuar rëndë si pasojë e një aksidenti në adoleshencën e tij, König vështirë se dallonte konturet e pikturës që e shiti për 4,500 euro.

“Sa seriozisht mund ta marrësh dikë i cili nuk mund të shohë veprën e artit që po përpiqet të të shesë?” ka thënë König në një intervistë të zhvilluar në galerinë e tij, një kishë e arkitekturës Brutaliste , në zonën e Kreuzbergut në Berlinit. “Ajo frikë qëndronte përherë në mendjen time. Përherë mendoja se dikush do të më zbulonte.”

Por në atë që ai quan memuarin e “zbulimit” të tij, të publikuar në Gjermani këtë muaj me titull Galeristi i verbër, König argumenton se paaftësia e tij ishte çelës i suksesit të tij që ai e ka shijuar, duke e inkurajuar për të zhvilluar një ide të veçantë personale mbi atë se çfarë është art i mirë, dhe duke bërë të mundur që ai të jetonte në një industri që mund t'i mrekullojë e ti drejtojë njerëzit në rrugë të gabuar.

I lindur në Cologne në 1981, König u rrit në mbretërinë e artit botëror. E ëma e tij Edda ishte aktore dhe ilustratore e cila u martua mandej me regjisorin Ëim Ëenders, i ati i tij Kasper ishte kurator një kuratore që Süddeutsche Zeitung e ka quajtur "shpikësi i avangardës së Gjermanisë pas luftës".

Xhaxhai i tij është botues librash arti, piktori Gerhard Richter ishte një nga të ftuarit e nderit tek dasma e prondërve të tij, e Andy Warhol dhe David Hockney ishin vizitues të rregullt në shtëpinë e tij të fëmijërisë.

Por një aksident kur ai ishte 12 vjeç ndërpreu dëshirën e Johann König për tu marrë me arte vizuale. Duke luajtur me pesha dhe peshkim me barut në dhomën e tij nga një pistoletë pa dashje ai shkaktoi një shpërthim që i dëmtoi seriozisht të dy sytë.

Verbëria për të nuk nënkuptoi që bota rreth tij u errësua, megjithatë “Në të vërtetë ti sheh më së shumti një ngjyrë kafe në ndryshkur të errët, një përzierje e kratereve të kuqe, kafe dhe të zeza, të cilat duket se lëvizin ", shkruan ai në librin e tij.

“Vizioni yt është sikur kërkon të shohësh nga brendësia e trupit tënd dhe godet një shtresë të padepërtueshme. Shikon sikur vizioni yt është mbyllur brenda trupit tënd”.
Kundra këshillës së familjes së tij, König themeloi galerinë e tij të vogël në Berlin kur ishte 21 vjeç, duke u specializuar së pari artin konceptual dhe instalacionet zanore.
Vepra e tj innovative, nga skulptori danez Jeppe Hein, përbëhej nga një top metalik i motorizuar që shkatërronte galerine sapo një vizitor hynte në hapësirën e ekspozitës.
Pasi iu nënshtrua një transplanti të kornesë në syrin e majtë në 2009, shikimi i König u përmirësua dukshëm, edhe pse marrëdhënia e tij me artin vizual mbeti e kujdesshme.
“Në fillim, tërhiqesha pas pikturave të forta”, tha ai.

Eskpozita e parë që ai kuroi pas operacionit ishte një punë në shkallë të gjerë me ngjyra të ndritshme, akrilike nga artisti Katharina Grosse.

“Por mbeta skeptik”, tha König.

“Janë disa fotografi të cilat janë tepër joshëse, por kanë premtime që nuk mund t'i mbajnë. Ata veshin veten në bukurinë e tyre.

“Pas operacionit tim pashë punë me të vërtetë domethënëse ,si “Duchamp’s urinal ose një Picasso”, dhe ata u ndjenë të margjinalizuar. Ndonjëherë të jesh në gjendje të shohësh nuk është ndonjë mrekulli e madhe, ose të paktën për mua.”

Në vitet e fundit shikimi i König’s ka degraduar sërisht pasi qelizat endoteliale që kufizojnë sipërfaqen e brendshme të kornesë nuk kanë mundur të rigjenerohen. Muajin që vjen,ai do të provojë syze të cilat projektojnë gjurmë prej një minikamere direkt pas kornesë.

Galeria e tij që prej 2015 bujtet në kishën St Agnes, e projektuar prej arkitektit moderrn Ëerner Düttmann në 1960, e cila është pozicionuar si një nga adresat më të rëndësishme të Gjermanisë në botën e artit, me një listë të artistëve që përfshijnë fituesin Turner Helen Martin, me një xhiro vjetore prej 20 milion euro dhe një galeri të re në Londër, hapur vitin e kaluar brenda një garazhi në Marylebone .

Ndërsa për të kompensuar aftësinë e kufizuar, König shkruan në librin e tij, njerëzit e verbër shpesh janë të aftë për një shkallë të pazakontë të përqendrimit të brendshëm dhe perceptimit të rritur.

Kritikët kanë vlerësuar aftësinë e 37-vjeçarit për të transmetuar mendimet e botës së artit dhe për t'i bërë ato të punojnë në avantazhin e tij. Galeria, e cila shtrihet pothuajse në pikën qendrore të kryeqytetit gjerman, ka organizuar shfaqje të modës si dhe ekspozita arti e shet rroba si dhe "suvenire" të bëra nga artistët e saj, që ushqejnë Instagramin e König.
Pas referendumit të Britanisë për t'u larguar nga BE, galeria e König publikoi një koleksion të bluzave me kapuç me ngjyrat blu të ndritshme të flamurit të BE, por me yllin e verdhë të 28 që mungonte nga rrethi.

Brenda pak javësh, "bluza me kapuç" “EUnify Hoodie” u përhap kudo në galeritë hippest të Berlinit, dhe në shkurt të këtij viti u vërejt edhe një diplomat veteran 73-vjeçar, Ëolfgang Ischinger, që kishte veshur një të tillë gjatë hapjes së Konferencës së Sigurisë në Mynih.

Në prag të zgjedhjeve europiane të majit, politikanët gjermanë nga qendra e majtë Social Demokratët, të Gjelbrit, qendra e djathtë e pro-biznesit të lirë dhe madje edhe partia e Angela Merkel mbanin të veshura bluzat me krijimin e tij.

Megjithatë, Johann König tani shqetësohet se krijimi i galerisë së tij mund të përfundojë duke minuar qëllimin e saj origjinal. "Ne donim të përdorinim gjetjen tonë me të rinjtë për ti kujtuar brezit të ri që udhëtimet e lira pa kufi dhe paqen në Europë nuk mund ta merrnin të mirëqenë", tha ai.

"Por kur një politikan me peshë mban veshur krijimin tonë në televizion, e vret në një cast qëllimin".


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë