Shendet

Futbollistët kanë 50% më shumë gjasa për të zhvilluar demencë

Futbollistët kanë 50% më shumë gjasa të zhvillojnë demencë sesa pjesa tjetër e popullsisë, ka gjetur një studim.

Studimi nga Instituti Karolinska në Suedi, botuar të premten në Lancet, krahasoi të dhënat shëndetësore të 6000 futbollistëve profesionistë dhe më shumë se 56000 futbollistëve amatorë midis viteve 1924 dhe 2019.

Ata zbuluan se mes futbollistëve profesionistë, 9% u diagnostikuan me sëmundje neurodegjenerative, krahasuar me 6% të futbollistëve amatorë.

Studiuesit zbuluan se lojtarët kishin një rrezik 1.6% më të lartë të Alzhaimerit dhe formave të tjera të demencës sesa pjesa tjetër e popullsisë.

Portierët, të cilët rrallëherë prekin topin me kokë, nuk kishin rrezik në rritje të Alzheimerit ose demencës, duke mbështetur hipotezën se goditjet me kokë janë një rrezik për lojtarët.

Gjetjet pasojnë një studim skocez të vitit 2019, i cili arriti në përfundimin se ish-futbollistët profesionistë kishin 3.5 herë më shumë gjasa të zhvillonin demencë dhe sëmundje të tjera serioze neurologjike. Dhe një studim i publikuar vitin e kaluar zbuloi se futbollistët profesionistë kanë më shumë gjasa të kenë shëndet më të keq të trurit pas moshës 65-vjeçare sesa jo-futbollistët.

Në Angli, Shoqata e Futbollit po provon ndalimin e fëmijëve nën 12 vjeç që prekin topin me kokë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë