Futboll

Futbollistë dhe miliona në duar, këta janë agjentët më të pasur

Vojçek Shezni në portë, Saul Niguez në mesfushë dhe Gareth Bale në sulm. Mos u ngatërroni nuk është fanta-merkato e një ekipi kryesor europian, por formacioni i tre prej lojtarëve më të mirë që anglezi, Xhonathan Barnet ka në menaxhimin e tij. Aktualisht është ai menaxheri më i fuqishëm në botën e futbollit sipas të dhënave të Transfermarkt. Aktualisht ai ka një paketë lojtarësh që kap vlerën e 1.11 miliardë eurove, më e larta e kapur ndonjëherë nga një agjent futbollistësh.

Në vendin e dytë është kompania ‘Gestifute’ e spanjollit Horge Mendes, me një total prej 1,03 miliardë. Jo vetëm Kristiano Ronaldo në mesin e yjeve përbërës të formacionit të Mendez, por edhe Bernardo Silva (100 milionë), Zhoao Kanselo (55 milionë), Ederson (70 milionë), Hames Rodriguez, Angel Di Maria, Diego Kosta dhe disa yje në ngjitje.

Agjencia malteze “Lian Sport” e Nikola Damjanac mbyll podiumin e agjentëve më të pasur. Ky është fuqizuar vitet e fundit  falë menazhimit gati perfekt të lojtarëve si Kalidou Koulibaly, Miralem Pjaniç, Luka Joviç, Markos Alonso. Shuma që kjo kompani zotëron për momentin është 681.7 milionë euro.

Në vendin e katërt me 616,75 milionë, është një nga agjentët më të famshëm, Mino Raiola. Në agjencinë e tij shumë emra të shquar, më i fundit është holandezi Matis de Ligt. Edhe pse me një rëine pak të vogël të vitet e fundit, pasi nuk ka më yje si Ibrahimoviç apo Baloteli, të cilët i shiste çdo vit duke marrë komisione marramendëse për veten e tij, Raiola vijon të jetë një personalitet me influencë të madhe në tregun e transferimeve europiane.

Më poshtë lista e 10 agjentëve me fuqinë më të madhe ekonomike


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë