Futboll

Futboll dhe Covid/ Aprovohet protokolli i ri, stop skuadrave me 35% pozitivë

Komiteti teknik shkencor në Itali ka dhënë miratimin e tij për protokollin e propozuar nga qeveria dhe rajonet, ku kanë marrë pjesë edhe drejtuesit e Ligës dhe Serisë A. Protokolli, që parashikon edhe bllokimin e gjithë grupit të skuadrës, nëse arrihet numri i pozitivëve në mbi 35%, ka si objektiv që të sigurojë barazinë në vazhdimin e aktiviteteve sportive.

Dokumenti qartëson se pozitivët duhet të qëndrojnë të izoluar, të monitoruar dhe të kontrolluar në bazë të normativës aktuale. Kontaktet me rrezik të lartë, pavarësisht sa vaksina kanë bërë, duhet t’u nënshtrohen testeve çdo ditë për të paktën 5 ditë dhe kanë detyrimin të mbajnë maskë, përveçse kur ushtrojnë aktivitetin sportiv.

Udineze, skuadra me e goditur nga Covid-i. Gazeta Si, 14 janar 2022

Skuadrat e futbollit duhet të vazhdojnë garën deri në 8 lojtarë pozitivë. Protokolli, për të qenë operativ, duhet të firmoset nga të gjitthë dhe për momentin nuk ka ndodhur ende një gjë e tillë.

Duke parë ecurinë e rasteve në skuadra të ndryshme të Serisë A, për momentin e vetmja ndeshje e rrezikuar është Juventus-Udineze. Skuadra nga Udine është për momentin më e goditura nga Covid-i, me 8 pozitivë, një më pak se sa parashikon protokolli për bllokimin e gjithë skuadrës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë