Let's Talk(Le të flasim), është një fushatë e mbështetur nga Shëndeti Mendor në Mbretërinë e Bashkuar dhe i projektuar për të frymëzuar miliona njerëz për të pasur biseda të ndershme.
Charlie Clift, fotograf dhe bashkë-themelues i fushatës, ka historinë e tij me luftën ndaj depresionit, gjë që e çoi të braktiste universitetin për një vit.
“Është një projekt shumë i veçantë për mua” tha Clift, në Ditën Botërore të Shëndetit Mendor.
"Duke u hapur dhe duke folur me njerëz, unë kam qenë në gjendje të kërkoj ndihmë dhe të kthehem në këmbët e mia. Për gjashtë muajt e parë unë qëndrova vetëm brenda dhe e injorova botën.
"Kam marrë një kamerë nga prindërit e mi, fotografia më nxori jashtë shtëpisë dhe më ktheu duke folur me njerëzit. Shpresoj se ky projekt mund të jetë një mënyrë për të ndihmuar të tjerët që kanë probleme në shëndetin mendor".
Për projektin, Clift intervistoi çdo vullnetar për të gjetur se si do të përshkruanin vështirësitë e tyre të shëndetit mendor me fjalët e tyre.
Clift dhe Kate Forrester bashkëthemeluese e projektit , zgjodhën fjalë dhe fraza nga intervista që ata mendonin se shpjegonin më mirë përvojën e secilit person.
Në ditën e xhirimit të fotografive, Forrester kaloi disa orë duke i shkruar këto fjalë në fytyrën e personit. Duke shkruar fjalë për fjalë mendimet e tyre më të vështira, Clift i fotografoi personat të cilat biseduan për jetën e tyre, pasionet dhe vështirësitë e tyre.
Këtij projekti i janë bashkuar njerëz nga të gjitha sferat e jetës së bashku me disa fytyra të njohura si Alastair Campbell, Sue Perkins, Anna Richardson, Bryony Gordon dhe Jordan Stephens.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.