Moti

Fundjavë me vranësira dhe shi

Nga Gazeta ‘Si’- Vendi ynë ditën e shtunë dhe të diel do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.

Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura.

Vranësirat do të shoqërohen me reshje të herëpashershme shiu me intensitet të ulët e shtrëngata afatshkurtra në pjesën të madhe të territorit, në jug e pjesërisht në qendër reshje shiu me intensitet deri mesatar në formën e shtrëngatave afatshkurtra kryesisht në orët e mesditës e pasdite.

Pas orëve të mesditës reshjet mbesin prezente por me intensitet të ulët hera –herës shtrëngata afatshkurta përgjatë relieveve malore në lindje.

Era do të fryjë me drejtim juglindje – jugperëndim me shpejtësi mesatare 8 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era me shpejtësi deri në 18 m/s shoqëruar me valëzim në det të forcës 4-5 ballë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë