Moti

Fundjavë me stuhi dhe reshje, temperaturat bien ndjeshëm

Dita e sotme ka nisur me stuhi dhe reshje shiu me intesitet të lartë që në orët e para të mëngjesit, përgjatë gjithë zonës perëndimore për shkak të qendrës ciklonike. Sipas meterologes së Gazetës "Si" rreshjet e shiut gradualisht gjatë ditës do të humbasin intesitet, por do të mbeten prezente. Era do të jetë e vrullshme me shpejtesi mbi 20 m/sek dhe dallgëzimi do të jetë 6 ballë.

Temperaturat do të jenë me rënie.

Ditën e diel moti do të mbetet i paqëndrueshëm, por reshjet do të jenë me intesitet mesatar dhe në jug do të ketë dhe kthjellime. Ndërsa ditën e hënë pritet sërish një tjetër front i cili do të rikthejë reshje shiu intensive dhe stuhi. Temperaturat do të mbeten të ulëta:

Zona malore 10-19 gradë celsius.

Zona e ulët 16-23 gradë celsius.

Zona bregdetare 17-24 gradë celsius!


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë