Moti

Fundjavë me shi dhe era shumë të forta

Pas ditëve me diell dhe temperatura të larta deri në 21 gradë , moti ndryshoi që të premten duke rikthyer reshjet e shiut. Mot me reshje shiu intensive dhe me stuhi do të na shoqërojë përgjatë gjithë fundjavës. Reshje me intensitet të lartë do të  ketë në zonën e Shkodrës , Vlorës dhe Gjirokastrës. Por edhe në kryeqytet. Në Tiranë  dhe pjesën perëndimore të vendit ditën e shtunë era do të jetë shumë e fortë me shpejtësi mbi 25 m/sek dhe deti do të jetë i shumë i trazuar deti në 8 ballë. Gjithsesi temperaturat do të mbeten të larta . Zona malore do të jenë 4-13, në zonën e ulët 12-18 dhe në  bregdeti 13-18 gradë celsius . Por në fillim të javës reshjet do të jenë me intensitet të ulet. Megjithatë në veri do të ulen temperaturat dhe do të ketë reshje bore


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë