Moti

Fundjavë e kthjellët. Të dielën temperaturat deri në 28°C

Nga Gazeta 'Si'-Shqipëria do të paraqitet nën ndikimin e motit të kthjellët deri pas mesditës, kur priten kalime vranësirash të lehta nëpër të gjithë vendin por më të theksuara vranësirat do të jenë në zonat veriore dhe verilindore të territorit.

Parashikohet që pasditja dhe në vijim të karakterizohen nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta në të gjithë vendin por nuk priten reshje në territor.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje si në vlerat minimale edhe në ato maksimale duke luhatur vlerat ditore nga 4°C deri në 22°C vlera më e lartë në rang vendi.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi mbi 35 km/h nga drejtimi kryesisht Veriperëndimor duke sjellë në brigjet detare dallgëzim mbi 2 ballë.

Fundjava

Të shtunën do të kemi rënie të lehtë të temperaturave të ajrit në orët e para të mëngjesit, duke bërë që minimumet në zonat malore të jenë rreth vlerës 3 gradë ndërsa maksimumet do të kenë rritje deri në 26 gradë celcius.

Deri në orët e mesditës do të kemi dominim të kthjellimeve në të gjithë territorin, pasditja sjell kalime të lehta vranësirash, të cilat do të jenë më të dukshme në zonat malore por mbrëmja do të rikthejë sërish kthjellimet në një pjesë të mirë të territorit.

E diela do të sjellë paradite kthjellime dhe kalime të lehta vranësirash, të cilat në pjesën e dytë të ditës, do të bëhen më të dukshme, por nuk priten reshje. Temperaturat e ajrit të dielën do të kenë rritje që në orët e para të mëngjesit duke bërë që vlerat minimale të regjistrohen në 4 gradë ndërsa maksimumet do të shkojnë shumë pranë vlerave 28 gradë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë