Moti

Fundjava me temperatura 40 gradë, shmangni orët e pikut, pini ujë dhe më pak kafe e alkool

Fundjava në vendin tonë do të dominohet nga temperatura të larta.

Depërtimi i Anticiklonit Afrikan do të sjellë masa ajrore të thata e të nxehta duke bërë që moti të jetë i kthjellët gjatë gjithë ditës dhe kohëzgjatja e orëve me diell e temperatura të larta të mbizotërojë në të gjithë territorin.

Era do të fryjë me drejtim veriperëndim-verilindje me shpejtësi 1-6m/s, duke bërë që valëzimi në dete të jetë i forcës 1 ballë.

Temperaturat maksimale këtë të shtunë do të shkojnë deri 39 gradë Celcius dhe të dielën do të shkojë deri në 40 gradë. Ndërsa javën tjetër pritet që të jetë një javë edhe më e nxehtë.

Këshillohet që qytetarët të shmangin daljen jashtë në oraret e pikut të të nxehtit, për të shmangur anomalitë shëndetësore që shkaktohen nga temperaturat e larta.

Gjithashtu sugjerohet që të konsumohen të paktën 2 litra ujë në ditë dhe të shmangin kafen dhe alkoolin, të cilat janë dehidratuese.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë