Bota

Fundjava më e nxehtë në 50 vite në Greqi/ Bizneset duhet të mbyllen në drekë ose gjobiten me 2 mijë euro

Greqia përjeton fundjavën më të nxehtë të korrikut në 50 vjet, me temperatura mbi 40 gradë Celsius, ka paralajmëruar një meteorolog.

Qeveria ka këshilluar njerëzit që të punojnë nga shtëpia aty ku është e mundur dhe të mos dalin jashtë pa nevojë.

Të gjitha bizneset do duhet të mbyllen nga ora 12:00 – 16:00, në të kundërtën do të ketë gjoba.

Ministri i Punës, Adonis Georgiadis nga Kuvendi, u dërgoi një mesazh të rreptë bizneseve që të respektojnë vendimin ministror për mbrojtjen e punëtorëve nga vala e të nxehtit.

Për çdo biznes që nuk respekton këtë vendim gjoba është 2000 euro.

“Gjoba për shkelje është 2000 euro për punonjës. Deri tani nuk kam asnjë njoftim për shkelje. Duket se në një masë të madhe bizneset po përshtaten. Nuk më pëlqen të vendos gjoba, por punëtorët duhet të punojnë të sigurtë”, paralajmëroi ai.

Athina do të regjistrojë temperatura mbi 40 gradë Celsius për gjashtë deri në shtatë ditë, deri në fund të korrikut.

Autoritetet, ndërkohë, raportuan se zjarrfikësit po luftonin ende me 79 zjarre pyjore në të gjithë vendin, me zëdhënësin e tyre Vassilios Vathrakoyannis duke thënë se Greqia do të jetë në gjendje gatishmërie gjatë fundjavës.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë