Sociale

Fundi i përkohshëm i pandemisë? Sot vetëm 2 infektime të reja me Covid-19 dhe asnjë i vdekur

Ministria e Shëndetësisë njoftoi këtë të shtunë se janë konfirmuar me COVID-19 vetëm 2 raste të reja dhe asnjë viktimë, ndoshta duke paralajmëruar kështu fundin e përkohshëm të pandemisë në Shqipëri. Këto shifra janë regjistruar vetëm në ditët e para të pandemisë në Shqipëri, ndaj lajmi i mirë është nënvizuar edhe nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.

Në 24 orët janë kryer 3593 testime (më shumë se dje kur u kryen 2919 testime), teksa rastet e reja u shënua në Tiranë dhe në Lezhë. Në Spitalin Infektivi aktualisht janë të shtruar 28 pacientë, nga të cilët 5 pacientë janë në terapi intensive.
Ndërkohë, numri i të shëruarve vijon të jetë i lartë krahasuar me rastet e reja, ku sot kanë fituar betejën me COVID-in, 29 qytetarë duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,627 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (5 qershor 2021)
Raste të reja ditore 2
Të shëruar në 24 orë 29
Të shtruar në spitale 28
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 3,593

Testime totale 736,591
Raste pozitive 132,374
Raste të shëruara 129,627
Raste Aktive 296
Humbje jete 2,451

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve
Tiranë 80
Shkodër 60
Korçë 41
Berat 35
Lezhë 25
Elbasan 18
Gjirokastër 11
Vlorë 11
Durrës 4
Kukës 4
Fier 4
Dibër 3


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë