Futboll

FSHF zgjedh dy zv.presidentët e saj, KE ndan detyrat sipas komisioneve

Gazeta Si - Komiteti i ri Ekzekutiv i FSHF-së ka zhvilluar sot mbledhjen e tij të parë, ku së pari janë zgjedhur edhe dy zëvendëspresidentët e institucionit që drejton futbollin në vend.

Është konfirmuar në këtë detyrë Lutfi Nuriu, ndërsa zv.presidenti i dytë i FSHF-së do të jetë Arben Dervishaj, që merr vendin e Edvin Libohovës, pasi ky i fundit nuk kandidoi më për në Komitetin Ekzekutiv.

Armand Duka dhe nje nga zevendesit e tij, Lutfi Nuri. Gazeta Si, 21 mars 2022

Pastaj është bërë edhe komisioneve të përhershme të FSHF-së. Abdyl Kuriu është zgjedhur në krye të Komisionit të Ligave dhe Garave, Lutfi Nuriu në krye të Komisionit të Ekipeve Kombëtare, Arben Dervishaj në krye të Komisionit të Infrastrukturës dhe Projekteve dhe Komisionit të Financave, Ervin Canollari në krye të Komisionit të Futsalit, Minifutbollit dhe Futbollit në Rërë.

Anila Basha, anëtarja e parë femër e Komitetit Ekzekutiv, është zgjedhur në krye të Komisionit të Futbollit të Femrave, kurse Envi Hicka në krye të Komisionit dhe Statusit të Lojtarëve dhe Komisionit Ligjor dhe atij të Licencimit, dhe Bardhyl Jera në krye të Komisionit të Arbitrimit.

Pano Xhixho u zgjodh në krye të Komisionit të Futbollit të Fëmijëve dhe të Rinjve, Ylli Çekiçi në krye të Komisionit Teknik dhe të Zhvillimit, ndërsa në krye të Komisionit të Mjekësisë Sportive Gjergji Petro.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë