Futboll

FSHF sërish me dorë të butë, paralajmërohen Flamurtari dhe Laçi

Për herë të dytë rresht Komisioni i Disiplinës pranë Federatës Shqiptare të Futbollit është treguar tolerant. Ashtu si në vendimet e parafundit edhe në ato të publikuara këtë të premte, FSHF nuk ka dhënë dënime për ekipet e Superligës. Në të katërta ndeshjet e Superligës të zhvilluara të mërkurën nuk ka pasur raste të sjelljeve antisportive si në fushën e lojës, por edhe në shkallët e stadiumeve.

Gjithsesi KDS në vendimet e sotme ka dhënë dy paralajmërime për Flamurtarin dhe Laçin. Të dyja klubet paralajmërohen se në rast përsëritje të sjelljeve të gabuara të spektatorëve do të jenë subjekt i masave që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive.

Sakaq dënimet më të ashpra në vendimet e KDS këtë herë janë dhënë në kategoritë më të ulta të futbollit shqiptar dhe në kampionatet e të rinjve. Në këto kategori, KDS nuk i kursyer dënimet e rënda dhe pezullimet për disa futbollistë e zyrtarë që kanë shfaqur sjellje antisportive në ndeshjet e javës së fundit.

Vendimet e plota të Komisionit të Disiplinës pranë Federatës Shqiptare të Futbollit:


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë