Kombetarja

FSHF përcakton kundërshtarin dhe datën e miqësores

Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) njofton zyrtarisht zhvillimin e ndeshjes miqësore të skuadrës kombëtare të futbollit, më datën 30 mars në Udine, ndaj përfaqësueses së Sllovenisë. Sipas akordit të arritur, miqësorja do të luhet në stadiumin “Dacia Arena” të Udinezes, në orën 20:45.

Programi stërvitor dhe mediatik i skuadrës për këtë miqësore do të bëhet publik në ditët në vijim nga FSHF-ja.

Njoftimi:

“Skuadra kombëtare e futbollit, e drejtuar nga trajneri Edoardo Reja, do të zhvillojë një ndeshje miqësore me Slloveninë, në datën 30 mars 2020. Federata e Futbollit ka dakortësuar sëbashku me homologët e Sllovenisë, që sfida të zhvillohet në fushë neutrale. Kjo miqësore do të zhvillohet në Itali, pikërisht në stadiumin e Udinezes, “Dacia Arena”, ora 20:45. Detajet e biletave dhe pikave të shitjes për të gjithë sportdashësit kuqezi, do të komunikohen në ditët në vijim”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë