Futboll

FSHF ndryshon kalendarin, shtyhen finalja e Kupës dhe fundi i kampionatit

Java pushim që u bë në fundjavën e shkuar në futbollin shqiptar ka sjellë edhe shtyrjen e fundit të kampionatit dhe të finales së Kupës. Përmes një njoftimi të shpërndarë për mediet, FSHF bën me dije se Sektori i Garave në ka bërë disa modifikime të kalendarit të Kategorisë Superiore dhe Kupës së Shqipërisë, pas një jave ndërprerje të aktivitetit futbollistik.

Ndeshjet e kthimit të turit çerekfinal të Kupës së Shqipërisë do të zhvillohen më datë 3 Prill. Ndeshjet gjysmëfinale do të zhvillohen në 24 Prill dhe 8 Maj 2019. Finalja e madhe e Kupës së Shqipërisë për edicionin 2018-2019 do të zhvillohet ditën e diele më datë 2 Qershor. Java e 36-të e Kategorisë Superiore, e planifikuar për t’u luajtur më datë 25 Maj do të zhvendoset për datë 29 Maj. Këto ndryshime janë bërë brenda limiteve që lejon UEFA, duke tentuar të shmang ndonjë përplasje të mundshme apo ngjeshje të kalendarit edhe me fillimin e ndeshje eliminatore për Kupat e Europës. Këto ndryshime janë bërë me qëllim që të ketë ndikim sa më të vogël në garë ndërprerja e kampionatit që u bë për shkak të dhunë së Kamzë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë