Kombetarja

FSHF i akordon Kombëtares shqiptare çmimin ‘Nderi i Kombit në Futboll’

Gazeta Si – Çmimi i veçantë që Federata Shqiptare e Futbollit kishte përgatitur për Kombëtaren, pas suksesit të kualifikimit në Euro 2024, është dhënë sot, në mbremjen e madhe gala. Kuqezinjtë dhe stafi teknik kanë marrë çmimin ‘Nderi i Kombit në Futboll’.

Lojtaret e Kombetares duke festuar pas nje fitoreje. Gazeta Si, 18 dhjetor 2023

Një çmim i dhënë si shenjë vlerësimi për gjithë emocionet dhe gëzimin që Kombëtarja solli, duke krijuar një atmosferë të jashtëzakonshme në çdo ndeshje. Si asnjëherë më parë, stadiumi ‘Air Albania’ ka qenë ‘sold–out’, me një interesim shumë të madh për bileta. Në anën tjetër, Shqipëria ka dhuruar spektakël në fushë, duke shënuar gola spektakolarë.

Në Europianin e Gjermanisë kuqezinjtë u shortuan në grup me Italinë, Kroacinë dhe Spanjën.
Lojtarët e pranishëm në mbrëmjen e sotme dhe stafi teknik, me në krye trajnerin Silvinjo, dolën në skenë dhe morën çmimin “Nderi i Kombit në Futboll”, të dorëzuar nga presidenti i FSHF-së, Armand Duka.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë