Jete & Stil

Fshati ku nuk do të paguhen më taksa

Në një fshat në Francë është propozuar të hiqen taksat. Banorët e fshatit Le Perthus i cili ndodhet në jug të Francës, do të përjashtohen nga taksat. Ky fshat ka marrë gati 800,000 euro në vit nga tarifat e parkimit. Të ardhurat janë për shkak të afërsisë me kufirin midis Francës dhe Spanjës, ku shumë njerëz lënë makinat e tyre në fshat për të ecur deri në anën tjetër të kufirit për të bërë pazar.

Kjo ka bërë që autoritetet franceze t;i propozojnë këshillit të këtij fshatit të vogël të mos ju marrë më taksa banorëve, pasi Bashkia ka një arkë të pasur më para.

Fshati fiton rreth 800 mijë euro në vit vetëm nga parkimi i makinave të francezëve që vijnë për të bërë pazar në anën tjetër të kufirit, në pjesën spanjolle, ku shkojnë në këmbë e ku çmimet janë më të ulëta.

Mallrat si alkooli dhe duhani janë shumë më të lira në anën tjetër të kufirit kështu ka më shume leverdi për blerësit. Megjithatë, kjo do të thotë që këshilli ka marrë një suficit prej € 1.1 milion (£ 980 mijë) prandaj, këshilli lokal është nxitur që t’i japë fund tatimeve në prona sepse zona ka më shumë para sesa mund të shpenzojë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë