Jete & Stil

‘Fshati Alzheimer’

Duket se Franca do të jetë vendi i parë , ku do të ndërtohet një fshat për personat të cilët vuajnë nga sëmundja  Alzheimer. Ky projekt që do të ndërtohet në Dax të Francës  do të  quhet Fshati Alzheimer, dhe do tju vijë në ndihmë të gjithë banorëve  vuajnë nga  kjo sëmundje.

Alzheimer është një lloj sëmundje  që shkatërron qelizat e trurit dhe  shkakton probleme me kujtesën dhe sjelljen. 

Kompleksi që do të ndërtohet në Dax parashikohet të ketë një supermarket, qendër shëndetësore, sallon bukurie si dhe bibliotekë.  Të 120 banorët që do të jetojnë në këtë fshat do të kenë lirinë për të lëvizur në mënyrë të sigurt brenda tij, i cili do të dizajnohet në mënyrë të tillë për t’i ndihmuar ata të orientohen.

Ata do të jetojnë në shtëpi të vogla, të përbashkëta, të organizuara në katër lagje, së bashku me 100 kujdestarë dhe 12 vullnetarë të cilët do të organizojnë aktivitete. Ideja e kësaj nisme është që të krijojë një ndjenjë normaliteti dhe të mbajë vazhdimësinë e lidhjeve midis jetës së pacientëve me Alzheimer dhe strukturave të kujdesit.

Ky eksperiment synon përmirësimin e jetës së njerëzve me këtë sëmundje.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë