Sociale

FSDKSH shpërndan barna për pensionistët mbi 65 vjeç

Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor lajmëron se ka ndihmuar shqiptarët me farmacistë dhe mjekë në terren për të bërë të mundur mjekimin e tyre në këto kohë të vështira, të përhapjes së koronavirusit.

FSDKSH shprehet se 3894 shpërndarje barnash me rimbursim në banesë, janë kryer për pensionistët e vetmuar mbi 65 vjec, kurse 339 mjekë e farmacistë kanë qenë në terren për të ndihmuar shqiptarët vetëm gjatë ditës së sotme.

“Lajmërimi i Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor:

COVID_19, Bashkëpunimi ? i punonjësve të Kujdesit Shëndetësor Parësor me farmacitë vazhdon në gjithë Shqipërinë??

3894 shpërndarje barnash ? me rimbursim në banesë janë kryer për pensionistët e vetmuar mbi 65 vjeç. 339 mjekë familje e farmacistë kanë qenë në terren vetëm gjatë ditës së sotme”, shkruan FSDKSH në “Facebook”.

https://www.facebook.com/FSDKSH.AL/videos/1398455600343368/?__xts__[0]=68.ARBo_zihpQfh3KEwF8VVKUBWmlS2ipk89vISCdPBb9uK3PTqcKXuTtmTCNl_xSGRP8vPgBVQ_crL7UH0xNKFlDkZUfeOgyW_DpKp8bRApDv80nWTxlT4AZxJ9ZPTT48t2SGQ48-fEPgv_ay8dHLUCPulLwwuBGetB4xgKotHenLeFaGDjlJBpRRDVwd6FygRv_I1MI0nHGlaDAxmQ6YPvVrT5gy2MchHp_x4_GpTwHueWyP2uSlYHAhMoDn_dsfEFTg2ujM-7Fz17wVOm4IYuqiNu3QLjE02lIEHVaOn43_mSIKXZmUjh35D1pvApemMkd7WJvhm8RZcwjzxlhPyD5egmiLWWnRukmZFww&__tn__=-R

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë