Media Galeri

Frika nga një sulm, myslimanët mbrojnë Kishën në Francë

Kur Elyazid Benferhat, një i ri mysliman i lindur në Francë dëgjoi për sulmin në një Kishë në Nice, vendosi të bënte diçka.

Ai mblodhi një grup të rinjsh myslimanë dhe të gjithë qëndruar me radhë roje para Kishës si një shenjë solidarizimi.

“Ne kishim nevojë të bënim diçka përtej nderimit të viktimave. Ne menduam t’i mbrojmë vetë kishat”.

Famullitarët e kishës thanë se gjesti i tyre iu dha shpresë në një kohë trazirash.

“Është shumë mirë, këta të rinj që janë kundër dhunës”, tha prifti i katedrales, Dom Luis Iniguez.

Gjesti tërhoqi vëmendjen e vendit dhe Benferhat tha se grupi i tij po konsideron se si ta çojë idenë përpara dhe do të dëshironte ta bënte një gjest të tillë përsëri për Krishtlindje dhe për festat e Krishtera.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë