Katar 2022

Francezët nervozë me arbitrin, goli i tretë i Argjentinës duhej anuluar

Gazeta Si – Shtypi francez ka dalë kundër arbitrit të finales së Kupës së Botës me Argjentinën, polakut Simon Marciniak. Jo vetëm për rastin e penalltisë së dyshimtë, që i dha Mesit mundësinë të kalonte skuadrën e tij në avantazh.

Sipas ‘L'Equipe’, goli i tretë i Argjentinës, i shënuar nga Lionel Mesi në shtesë, duhej anuluar, sepse para se topi të kalonte vijën e portës, disa lojtarë të stolit argjentinas kishin hyrë në fushë për të festuar.

'L'Equipe' e gjen fajin tek Arbitri Marciniak. Gazeta Si, 19 dhjetor 2022

Një veprim ky, që sipas rregullores së arbitrimit, shoqërohet me një goditje dënimi në favor të Francës dhe anulim të golit. Gjithsesi, tani nuk ka më kthim prapa. Polemikat mund të vazhdojnë, por asgjë nuk mund t’ia heqë Argjentinës titullin kampion bote.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë