Shendet

Franca ngre alarmin, rritet niveli i rrezikut nga gripi i shpendëve

Franca e ka rritur nivelin e rrezikut për gripin e shpendëve nga “i moderuar” në “të lartë”, pas identifikimit të rasteve të reja të sëmundjes, ka thënë Ministria e Bujqësisë të martën, duke detyruar fermat që t’i mbajnë zogjtë në ambiente të brendshme, për ta parandaluar infektimin.

Influenza Avian, e njohur shpesh si gripi i shpendëve, ka rezultuar me asgjësimin e qindra miliona zogjve në gjithë botën, viteve të fundit.

Gripi zakonisht përhapet në vjeshtë dhe dimër dhe është identifikuar në shumë shtete evropiane në javët e fundit, përfshirë Gjermaninë, Holandën dhe Belgjikën.

Franca ka thënë javën e kaluar se e ka identifikuar rastin e parë të prekur me këtë virus, në veriperëndim të shtetit.

Cilat janë rreziqet për njerëzit dhe kafshët?

Rritja e nivelit të rrezikut nënkupton se të gjithë shpendët duhet të mbahen në ambiente të mbyllura dhe duhet të merren masa mbrojtëse shtesë për ta shmangur përhapjen e sëmundjes.

Ndonëse grupi i shpendëve nuk shkakton dëme në ushqim, përhapja e tij përbën shqetësim për qeveritë dhe industrinë, për shkak të dëmeve që mund të shkaktojë në tufat e shpendëve, në tregti të mishit dhe në bartje eventuale te njerëzit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë