Futboll

Franca dhe Anglia bindin në start, fiton edhe Islanda

Mbrëmja e kësaj të premte ka sjellë edhe 6 ndeshje të tjera eliminatore për kampionatin europian përveç asaj të kombëtares shqiptare. Katër skuadrat e grupit tonë, janë ndeshur me njëra tjetrën, ku nuk ka pasur surpriza. Franca ka mposhtur lehtësisht 1-4 Moldavinë, ndërsa Islanda ka fituar në Andorrë me rezultatin 0-2.

Kampionët e botës në fuqi, Franca nuk pati asnjë vështirësi që t’i merrte tre pikët e para në këtë fushatë eliminatoresh përballë një ekipi ndjeshëm më pak favorit si Moldavia. Për gjelat golat u shënuan nga Grizman, Mbape, Xhiru dhe Varan dhe tashmë Franca është në krye të grupit, aty ku pritet të jetë deri në fund të kësaj fushatë eliminatore. Edhe rivalja tjetër e kombëtares shqiptare, Islanda ka fituar me Andorrën në shifrat 2-0. Islandez nuk hasën ndonjë pengesë të vështirë në ndeshjen e parë me ekipin më të dobët të grupit, më të cilin do të luaj Shqipëria pas tre ditësh.

Fitore të bujshme ka marrë edhe Anglia, duke mposhtur 5-0 Çekinë me tre golat e Stërling dhe Kejn. Edhe Luksemburgu e ka filluar mbarë këtë sesion, duke fituar 2-1 me Lituaninë. Ndërkohë Portugalia i ka filluar me barazim këto eliminatore në ndeshjen e parë me Ukrainën. Edhe Bullgaria me Malin e Zi janë ndarë në barazim në ndeshjen e parë, një rezultat që mund të jetë më i leverdishëm për ekipin e Kosovës, që është në të njëjtin grup me to.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë