Konkursi prestigjioz, i drejtuar nga Federata Kombëtare e Kafshëve të Egra (NWF) në Virxhinia, kishte më shumë se 29,700 fotografi nga e gjithë bota. Fituesi i përgjithshëm i çmimit të madh ishte Alex Rose nga Woodridge, Illinois, me fotografinë e saj të mahnitshme të një krokodili amerikan që po merrte frymë në momentin që u shkrep fotografia.
Lisa Moore, drejtoreshë editoriale dhe kryeredaktore e revistës “National Wildlife”, tha se “çdo fotograf që merr pjesë në konkurs është dikush që ne e mendojmë si një “Dëshmitar i Natyrës”, duke përdorur pasionin e tij për botën natyrore për të krijuar imazhe të bukura.”
Pavarësisht nëse ata janë vetëm në errësirë ose duke shëtitur nëpër një lagje për të kapur bukurinë e një fluture, ata janë dëshmitarë të madhështisë dhe brishtësisë të natyrës dhe botës që ne të gjithë jemi zotuar të mbrojmë. Këtu keni imazhet mahnitëse fituese dhe nënkampione nga secila prej tetë kategorive të konkursit, si dhe fotografinë fituese të çmimit të madh.

Zan Davies, nga Nju Xhersi ishte nënkampionja në kategorinë e fotografive me celular me këtë imazh të bukur që bëri në qytetin e saj të lindjes, San Diego. 
Fotografia Alex Rose, nga Illinois, ishte fituesja e çmimit të madh me këtë pamje mahnitëse të një krokodili amerikan që gulçonte në “Jardines de la Reina” të Kubës. Sipas NWF, ky rrjet ishujsh, lagunash dhe kënetash është një nga zonat më të mëdha të mbrojtura në Kubë. 
Fituesi në kategorinë e ‘kafshëve foshnja’ ishte Rian van Schalkwyk, nga Namibia, për këtë çast të dy majmunëve të vegjël që luanin bashkë në Parkun Kombëtar të Zambisë. Sipas NWF, Rian kishte qenë duke bërë kamping në park me vajzën e tij katërvjeçare Nina dhe u ngrit herët në mëngjes kur vuri re kafshët duke luajtur. 
Mark Kelley, nga Alaska, fitoi vendin e dytë në kategorinë e kafshëve foshnja me këtë imazh magjepsës të një nëne dhe fëmijët e saj. 
Fotografi grek Panos Laskarakis mori çmimin e parë në kategorinë e gjitarëve falë këtij portreti të fuqishëm të një luani të egër në Okavango Delta të Botsvana. Sipas NWF, Panos kishte parë një tufë luanësh që vrisnin një buall dhe po festonin derisa një tufë hienash u sulën për të luftuar për mbetjet. 
Nënkampionja në kategorinë e gjitarëve ishte fotografia simpatike e Patricia Hennessey e dy leopardëve në Rezervën Kombëtare Samburu. NWF shpjegoi se Patricia, nga Nju Jorku, e bëri fotografinë në ditën e parë të udhëtimit të saj në Afrikë. 
Çmimi kryesor në kategorinë e zogjve iu dha Ron Magill për këtë pamje mahnitëse të një fazani Argus mashkull që përdorte pendët e tij për ti bërë përshtypje një fazani femër. Ai tha se mashkulli vrapoi rreth femrës, pastaj u ndal para saj dhe shtriu krahët në këtë pozicion. 
Fotografia nga Florida, Meg Puente mori vendin e dytë në kategorinë e zogjve me këtë shkrepje dramatike që ajo bëri. 
Fituesi i kategorisë ‘peisazhe dhe bimë’ ishte fotografi Jake Mosher nga Montana me këtë imazh mahnitës të Rrugës së Qumështit mbi lumin Yellowstone. NWF zbuloi se për të bërë këtë fotografi, Jake kaloi dy orë paea agimit në të ftohtë dhe vetëm nën shoqërinë e parave. 
Ky imazh dramatik i një stuhie në “Great Plains” fitoi vendin e dytë në kategorinë e peizazheve dhe bimëve. NWF tha se Laura, një zjarrfikëse në pension, ka ndjekur stuhitë për 15 vjet dhe e kishte ndjekur atë nga Kolorado në Kansas, ku rrufeja qëlloi përmes një ‘anije kozmike’.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)














Lini një Përgjigje