Nga këngët fituese të “Brit Awards” në Londër, deri tek pikturat që sensibilizojnë njerëzit për koronavirusin. Fotografitë më të bukura nga e gjithë bota të mbledhura nga BBC, gjatë një jave.

Lizzo ishte një nga disa artistë që interpretoi drejtpërdrejt në “Brit Awards” të martën në Londër. 
Një grua djeg shkopinj temjan ndërsa lutet në një tempull gjatë festivalit hindu të Maha Shivaratri në Kolkata.
Lumi Usk në fshatin Uellsian, doli nga shtrati dhe shkaktoi dëme të mëdha. 
Një anije mallrash e braktisur u zbulua në brigjet e County Cork, Irlandë. 
Shoferi i Nascar, Ryan Neëman u përplas gjatë garës me makina dhe pësoi dëmtime serioze.
Qindra burra të zhveshur pjesërisht që janë përgatitur të marrin një nga dy shkopinjtë prej druri, të quajtur shingi, të cilat hidhen nga një prift gjatë përvjetorit “Naked” në Tempullin Saidaiji, Okayama, Japoni.
Ekspertët mjekoligjorë ekzaminojnë një makinë të dëmtuar pas të shtënave në Hanau afër Frankfurtit, ku mbetën të vdekur nëntë persona. 
Një autobus transporton pasagjerë australianë nga anija “Diamantit Princess” në Yokohama, Japoni, për të hipur në një aeroplan Qantas të rezervuar nga qeveria Australiane. Më shumë se 620 njerëz në bordin e “Diamond Princess” kanë rezultuar pozitive me koronavirus, grupi më i madh i gjetur jashtë Kinës.
“Sarum Lights”, mijëra drita janë instaluar në Katedralen Salisbury si pjesë e festimeve për 800-vjetorin e krijimit të saj. 
Një poster në një rrugë të Barcelonës nga artisti urbanistik italian Salvatore Benintende, ku është pikturuar Mona Lisa, piktura e famshme e Leonardo da Vincit duke mbajtur një maskë në fytyrë dhe një telefon celular në dorë, tek i cili shkruhet”Mobile World Virus”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.














