Ekspozite

Fotografimi i artit dhe bukurisë se monumenteve

Gabrielle Craword ka punuar për vite me radhë si fotografe profesioniste. Tani që jeton në Normandi, ajo ishte e habitur nga fakti se sa pak interesoheshin njerëzit për monumentet. Duke siguruar një komision, ajo vendosi të krijonte një koleksion fotografik të monumenteve duke u përpjekur të sjelle një perspektive femërore në tregimet e veprave përkujtimore të artit. Gabrielle kujton se ishte shumë e vetëdijshme për monumentet e luftës edhe kur ishte shumë e re.
“Babai im ishte një peshkatar dhe ditën e Krishtlindjeve ne shkonim me të gjithë marinarët në kishë, ku kishte gjithmonë monumente të shenjtorëve, gjithashtu çdo verë shkonim me pushime në Itali dhe Francë, e im atë më tregonte përkujtimoret e luftës dhe më pas pyesja për historitë e tyre,” thotë Gabrielle

Gabrielle Craword

Franca ka qenë një vend i veçantë në jetën e saj. Në vitin 1965 në ambasadën britanike në Paris ajo u martua me Michael Craëford. Kjo martesë përfundoi, por ai dhe katër fëmijët e tyre ishin në Normandi për të parë ekspozitën e saj fotografike në muzeun Mont-Ormel, pak kilometra nga ku jeton.
Në gusht 1944, Mont-Ormel, ishte vendi i një angazhimi të përgjakshëm në betejën për Normandinë. Gabrielle u ngarkua nga departamenti i muzeut për të krijuar një set fotografik të monumenteve të Francës për të vdekurit e dy luftërave botërore.
“Kur kam ardhur për të jetuar në Normandi u mora me një numër të madh monumentesh të luftës, që për mua janë shumë të bukura dhe të krijuara me detaje. Në qytete ato janë projektuar nga arkitektë të zotë dhe të pasionuar pas punës së tyre. Shpesh shfaqin imazhe të cilët përfaqësojnë njerëzit e zakonshëm francezë që vdiqën kur gjermanët pushtuan ose u deportuan më pas,” shprehet ajo.

Gabrielle zgjodhi rreth 60 imazhe për t’i treguar në ekspozitë. Ajo thotë se i vjen keq që disa nga monumentet origjinale janë zhvendosur gjatë viteve dhe janë të vështira për t’u parë.
“Disa prej monumenteve tregojnë dhimbje dhe zemërim të vërtetë, por këto detaje rrallë herë vërehen nga njerëzit që i vizitojnë me shpejtësi. Kam bërë rrugë të gjata për të parë monumentet dhe shpesh kam pyetur të moshuarit, pasi vetëm ata e kishin idenë se ku ishin,” shton Gabrielle
Ajo shprehet gjithashtu se ekspozimi i monumenteve të luftës, shihet gjithnjë si një punë që duhet të bëhet nga meshkujt, po kur fotografitë dolën në ekspozitë, ishte e qartë për të gjithë se detajet mund të shihen vetëm nga syri i një femre. Ekspozita do të jetë e hapur për 10 ditë në Mont-Ormel, ndërkohë që ajo shpreson se fotografitë do të shihen edhe në vende të tjera.
"Unë kam vendosur të qëndroj vetëm në Normandi, për momentin, por mendoj gjithnjë të shkoj edhe në vende të tjera. Ëndrra ime e radhës është Belgjika, ndërsa qëllimi im kryesor është që njerëzit të dinë se këto monumente ekzistojnë dhe kanë një vlerë humb të madhe,” shton ajo./BBC/


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë